Qeveria britanike tregon se nuk po e konsideron aktualisht vendimin e BE për të lejuar vetëm karikueset USB-C të përdoren në Evropë. Bashkimi Evropian sqaroi se duke filluar nga vjeshta e vitit 2024, do të lejohet vetëm kabulli USB-C për të karikuar të gjitha pajisjet elektronike.
Mirëpo me marrëveshjet aktuale post-Brexit, ky rregull do të aplikohet vetëm në Irlandën e Veriut. Në bazë të një raportimi në dhjetor të vitit 2021 tregohet: “Kërkesat e reja mund të aplikohen në të gjitha pajisjete e shitura në Irlandën e Veriut për sa i përket termave të protokollit të Irlandës së Veriut në marrëveshjen e Brexit, duke krijuar një mosmarrëveshje mbi standardin e produkteve me pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar”.
Produktet e Apple si iPhone dhe iPad do të duhet t’i përshtaten rregullit të ri, të paktën në Evropë, njësoj si të gjitha pajisjet e tjera elektronike si laptopët apo kamerat.
Shpesh herë është arsyetuar se rregulli për përdorimin e një kabulli karikues të vetëm nuk është i drejtë, pasi ai do të pengojë inovacionin në vend që ta mbështesë atë, duke dëmtuar përdoruesit në Evropë dhe në të gjithë botën.
Ky rregull i ri do t’iu kursejë qytetarëve të BE deri në €250 milionë në vit dhe do të ulë numrin e mbetjeve elektronike me 11,000 ton.