Një poster i ri në lidhje me lançimin online të smartphone-it të ri Poco C40, i cili duket të jetë zyrtar, është bërë leak gjatë këtyre ditëve. Sipas këtij posteri, modeli i ri do të publikohet në datën 16 qershor.
Gjatë këtyre kohëve nuk ka patur shumë raportime rreth specifikave kryesore të këtij smartphone-i, mirëpo një leak shumë i rëndësishëm tregon se Poco C40 do të jetë një version i ribranduar i Xiaomi Redmi 10C, i cili ndan specifika pothuajse të njejta me Redmi 10.
Dhe pse duken të njejtë nga pamja e jashtme, ndryshimet vijnë në pjesën e brendshme të smartphone-ve, dhe deri më tani besohet se përshtatja më e mirë do të jetë me Redmi 10, pasi bateria e saj ka një kapacitet shumë të madh prej 6,000mAh.
Poco C40 pritet të ketë një ekran 6,7 inç HD LCD me refresh rate 60Hz dhe një “teardrop notch” ku do të vendoset kamera selfie 5MP. Në pjesën e pasme pritet që të përfshihen një kamera kryesore 50MP dhe një depth sensor 5MP.
Për sa i përket fuqisë, mundet që Poco C40 të vijë me proçesorin Snapdragon 680 4G, të shoqëruar nga 3/4GB RAM dhe 64 GB internal storage. Pajisja do të vijë me mbështetje për 2 karta sim, 3.5mm jack për kufjet, IR blaster, radio FM dhe një skanues të shenjës së gishtit në pjesën e pasme.
Nuk dihet ende se sa do të jetë çmimi i kësaj pajisje, por bazuar në çmimin e Redmi 10C që shitet aktualisht për EUR 150 dhe Redmi 10 për më pak se kjo shifër, atëherë mund të presim një çmim pak më të lartë se EUR 100.