Fëmijët virtualë që do të kenë një pamje të ngjashme me ju, dhe do të luajnë apo ledhatohen me ju do të jenë shumë të pranishëm brenda një periudhe kohore prej 50 vitesh, dhe një eksperte inteligjence tregon se kjo gjë do të ndihmojë në luftën kundër mbipopullimit.
Këto pasardhës të gjeneruar nga kompjuteri do të ekzistojnë vetëm në botën dixhitale të njohur si “metaverse”, e cila aksesohet nëpërmjet teknologjisë VR si një headset për ta bërë përdoruesin të ndihet sikur është ballë-për-ballë me fëmijën e tij.
Në librin e saj më të ri AI by Design: A Plan For Living With Artificial Intelligence, Catriona Campbell (një ndër autoritetet më të mëdha ta AI dhe teknologjive të reja) tregon se shqetësimet rreth mbipopullimit do të detyrojnë shoqërinë të “rrisin fëmijë dixhitalë”.
Ajo e përshkruan këtë gjeneratë si “Tamagotchi generation”, një referencë për kafshët shtëpiake dixhitale tepër të famshme në vitet 90’.
“Fëmijët virtualë mund të duken si një hap gjigand nga momenti ku jemi aktualisht, mirëpo brenda 50 viteve teknologjia do të ketë avancuar aq shumë asaqë fëmijët që do të jetojnë në metaverse do të jenë të padallueshëm nga ato në botën reale.” shkruan Campbell.
Campbell beson se njerëzit një ditë në të ardhmen do të kenë mundësinë të përdorin doreza high-tech që janë në gjendje të përcjellin prekje të ndryshme, duke lejuar prindërit të ledhatojnë fëmijët e tyre dixhitalë.