Një prototip i pajisjes më të re që do të prezantohet nga Google, Pixel 7, është nxjerrë në ankand në eBay, duke na sjellë kështu pamjen e parë të këtij smartphone-i disa muaj para se ai të prezantohet zyrtarisht.
Google shfaqi pamjen e këtij smartphone-i disa muaj më parë gjatë Google I/O, dhe ne mund të shikojmë se ky prototip ka të njejtin dizajn, së bashku me renditjen e veçantë të kamerave në pjesën e pasme. Dhe ngjyra e smartphone-it duket e ngjashme me “deep black” që Google shfaqi gjatë I/O.
Në listimin në eBay gjenden disa fotografi para dhe mbrapa të pajisjes, që janë të njejta me fotografitë zyrtare të Google. Gjithashtu në një foto ne mund të shikojmë se pajisja ka 128GB internal storage, gjë që sugjeron se Google do të ofrojë sërisht këtë opsion në një smartphone.
Shitësi i kësaj pajisje tregon se e siguroi Pixel 7 nga një shitës me shumicë, pa e ditur se çfarë ishte ajo. Me shumë mundësi ky person ka blerë dhe një Pixel 7 Pro, siç mund ta shikojmë nga reflektimi mbi këtë smartphone.
Mirëpo tashmë ky listim është hequr, prandaj ju nuk do të mund të blini një pajisje të tillë. Nuk pati asnjë ofertë për të blerë këtë smartphone të paprezantuar ende, dhe pse oferta fillestare mund të sihte vetëm $450.