Një studim i ri ka zbuluar se një rrotullim i poleve magnetike të Tokës 42,000-41,000 vite më parë mund të ketë sjellë kriza të mëdha ambientale që rezultuan në një zhdukje masive. Kjo periudhë është quajtur Laschamps, dhe ky studim ka përdorur provëza karbonike të vërteta të marra nga fosilet e vjetra të pemëve për të studiuar efektet e saj.
Ky ekip detajoi se si krijoi një raport të plotë radiokarbonik për të shpjeguar se si periudha e “rrotullimit gjeomagnetik Laschamps rreth 41,000 vite më parë në pemët kauri të kënetave në Zelandën e re”.
“Ky raport tregon një rritje të konsiderueshme të përmbajtjes së karbon-14 në atmosferë, e cila kulminoi gjatë periudhës së dobësimit të forcës magnetike e cila solli dhe ndërrimin e polaritetit.” tregoi ekipi i studiuesve. Ata arritën në përfundimin se ky dobësim i fushës gjeomagnetike shkaktoi ndryshime të mëdha në përqëndrimin atmosferik të ozonit me pasoja të menjëhershme klimatike dhe ambientale.
Studiuesit treguan se ky është studimi i parë në llojin e tij i cili ka gjetur një lidhje midis rrotullimit të poleve magnetike të Tokës dhe ndryshimeve klimatike. Për të kryer këtë studim, Cooper dhe ekipi i tij përdorën disa preje rrethore nga 4 pemë të vjetra në kënetën e Ngāwhā Springs, të cilat i testuan për praninë e karbon-14.