Sony pritet të përgatisë 20 lojra “të mëdha” për headset-in e ri PlayStation VR2 i cili do të lançohet së shpejti, sipas një prezantimi të një investitori në kompani. Emrat e zhvilluesve apo lojrave të cilat do të jenë të përfshira në PS VR2 nuk janë të konfirmuara, megjithatë në një slide tregohej se në listë gjenden disa kombinime të ndryshme midis lojrave të zhvilluara nga PS dhe atyre të palëve të 3-ta, duke përmendur dhe Horizon Call of the Monutain.
“Po shpenzohet një sasi e madhe parash në krijimin e partneriteteve të reja me zhvilluesit e palës së tretë dhe ato të pavarur për të siguruar përmbajtje tërheqëse VR që do të jenë të aksesueshme që nga lançimi i PS VR2.” tha presidenti i Sony Interactive Entertainment, Jim Ryan.
Prodhuesi i PlayStation lajmëroi se po punonte për krijimin e një headset-i të ri në shkurt të 2021. Megjithatë Sony priti më tepër se një vit për të prezantuar zyrtarisht emrin e këtij headset, specifikat dhe dizajnin e tij. Për sa kohë nuk ka ende një datë zyrtare për lançimin e këtij produkti, analistët besojnë se headset do të prezantohet gjatë vitit të ardhshëm.
PlayStation VR2 do të jetë versioni i dytë i VR Headset nga Sony, pas prezantimit të PlayStation VR në 2016. Ai do të ketë një ekran OLED me rezolucion 2000×2040 për sy, mbështetje për frame rate deri në 120Hz, dhe do të lidhet me konsolën përmes një kabulli USB-C.