Nëpërmjet trailerit të parë të Thor: Love and Thunder ne mund të shikojmë një tjetër kënd të udhëtimit të heroit të Marvel. Përveç pranisë së Chris Hemsworth si Thor, kësaj here të pranishëm do të jetë dhe Christian Bale në rolin e Gorr the God Butcher, “një vrasës galaktik” që dëshrion t’i japë fund ekzistencës së zotave.
Në këtë trailer mund të shikojmë dhe praninë e Valkyrie (të luajtur nga Tessa Thompson) në ndërveprimet që ajo do të ketë me Jane Foster (Natalie Portman) e cila po përdor çekiçin Mjolnir.
Tashmë ne jemi në dyshim se cili po mban titullin e Thor-it të fuqishëm, dhe nuk dimë ende se çfarë ka bërë Jane gjatë 8 viteve, 7 muajve dhe 6 ditëve të fundit. Megjithatë ne dimë se në film do të përdoret e njejta skemë e ngjyrimit që regjizori Taika Waititi ka përdorur dhe në Thor: Ragnarok, së bashku me një pjesë bardhë e zi kur Gorr përballet me heronjtë e MCU.
Mirëpo asnjë prej këtyre elementëve janë me aq pasoja sa lëvizja e gishtërinjve nga vetë Zeusi (Russell Crowe, minuta 1:56 e trailer-it). Të gjitha këto pamje, së bashku me praninë e Taika Waititi si Korg, do të fillojnë të shfaqen në kinema nga data 8 korrik 2022.