I shpikur nga një kompani inteligjence artificiale e quajtur Zone 7, ky algoritëm i ri ka nisur të përdoret nga ekipe të ndryshme në NBA, NFL dhe Premier League si një mënyrë për të parashikuar rreziqet për dëmtimin e lojtarëve dhe për të rekomanduar këshilla parandaluese.
Një ndër ekipet më të mëdha në botë, Liverpool FC, ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë gjatë këtij viti, duke qenë në garë për të fituar 4 tituj të ndryshëm. Mendohet që përdorimi i Zone 7 ka ndihmuar në uljen e ditëve që lojtarët kanë humbur për shkak të dëmtimeve nga 1,500 në 1,008 për sezonin 2020/2021. Më tepër se 50 ekipe sportive në botë kanë nisur përdorimin e këtij algoritmi.
Jashtë botës së sportit Zone 7 ka aplikuar teknologjinë e saj dhe për të mbështetur stafin e spitaleve që punojnë nën kushte shumë të vështira për të mjekuar pacientët e infektuar me COVID-19.
Një ndër sukseset më të mëdha të këtij algoritmi mund të shihen në ekipin e Getafe në Spanjë. Ky ekip ka bashkëpunuar me Zone 7 përgjatë 5 viteve të fundit duke analizuar performancën e ekipit dhe duke parashikuar se kur lojtarët janë në rrezik dëmtimi.
Nga 2017 deri në 2020 ky ekip pati një rënie prej 70% të dëmtimeve të muskujve, dhe në sezonin 2018-2019 ekipi kishte numrin më të pakët të dëmtimeve që çonin në humbjen e ndeshjeve nga 20 ekipet e La Liga.