Apple po përgatitet që të zëvëndësojë portën Lightning, që përdor aktualisht në të gjithë iPhone-t e saj me USB-C (më në fund). Kjo gjë bëhet e ditur nga analisti i njohur Ming-Chi Kuo.
Përmes disa tweet-eve, ai lajmëroi se bazuar në informacionet e tij të fundit një ndryshim i tillë do të vijë në vitin 2023, me iPhone 15. Kuo shtoi se përdorimi i USB-C do të sjellë avantazhe të mëdha për iPhone, si përshembull transferimi më i shpejtë i të dhënave dhe karikimi me shpejtësi më të mëdha.
(2/2)
It’s expected to see existing USB-C-related suppliers of Apple’s ecosystem (e.g., IC controller, connector) become the market’s focus in the next 1-2 years, thanks to vast orders from iPhones and accessories’ adoption of USB-C ports.— 郭明錤 (Ming-Chi Kuo) (@mingchikuo) May 11, 2022
Industria e smartphone-ve ka mbështetur gjerësisht standardin e USB-C, mirëpo Apple prej vitesh është munduar të qëndrojë larg saj, duke përdorur portën Lightning të veçantë vetëm për iPhone. Në produkte të tjera si iPad dhe Macs, Apple është dorëzuar më parë, pasi prej disa vitesh ofron përdorimin e portës USB-C.
Megjithatë, kur vjen puna tek iPhone, përfshirja e një portë USB-C është shumë e vështirë për t’u pranuar nga kompania, pasi në këtë mënyrë mund të bien shitjete e aksesorëve për iPhone. Madje disa raportime tregojnë se Apple është e gatshme të krijojë një iPhone pa porta, për të shmangur përdorimin e USB-C.
Mbetet për t’u parë në vitin e ardhshëm nëse ky ndryshim “i pabesueshëm” do të arrihet më në fund.