Për herë të parë që nga korriku i vitit 2021 Bitcoin regjistroi një rënie të vlerës së saj nën $30,000, ndërkohë që të gjithë investitorët po tremben nga inflacioni gjithnjë në rritje dhe shtrëngimi agresiv monetar i SHBA.
Ditën e martë kriptomonedha më e madhe në treg ra deri në $29,746 para se të rikthehej sërisht në vlerën $31,000. Vlera e Bitcoin është pothuajse përgjysmuar që nga rritja e madhe e nëntorit ku u arrit shifra rekord prej $69,000.
Dhe pse entuziastët e kriptomonedhave e shikojnë Bitcoin si një pengesë ndaj inflacionit, një grup i madh investuesish tradicionalë e shikojnë atë si një aset tepër të rrezikshëm. Për këtë arsye ato kanë shitur të gjitha monedhat dixhitale së bashku me stoqet e paqëndrueshme si ato të teknologjisë pasi US Federal Reserve po punon për të rritur normën e interesit, në mënyrë që të luftojë. inflacionin tepër të lartë.
“Investitorët institucional po ndjekin me kujdes zhvillimet e bitcoin pasi shumë prej tyre që u përfshinë në treg gjatë vitit të kaluar po humbasin paratë e investuara. Askush nuk po tenton të blejë kriptomonedhat dhe pse çmimi i tyre ka rënë ndjeshëm, dhe kjo gjë po krijon një hapësirë tepër të vështirë për kriptot.” tha Edward Moya, analist i tregut.