Ndoshta ne do të na duhet të presim pak kohë deri në prezantimin e Google Pixel 7 dhe 7 Pro, pasi ato pritet të prezantohen në tetor, por përmes leaks-ave të fundit ne kemi mësuar më tepër rreth dizajnit të ri që mund të aplikohet në këto pajisje.
Bazuar në këto pamje, mund të shikojmë se Google Pixel 7 Pro do të vijë me një ekran të harkuar dhe modul kamerash të vendosura horizontalisht, në mënyrë të ngjashme me Pixel 6 Pro por me dizajn të ri. Në këtë rast hapësira e lenteve do të jetë më e dukshme, krahasuar me Google Pixel 6 Pro ku i gjithë paneli i kamerave përbëhej nga një xham i pandërprerë. Megjithatë vendosja e tyre duket të jetë e njejtë.
Fotografitë u publikuan nga TechGoing, i cili shprehet se në ekran mund të vihet re mungesa e një prerje hole-punch për kamerën selfie. Mirëpo kjo gjë nuk do të thotë se Pixel 7 Pro do të vijë me një kamera nën ekran, por që thjesht kompania që prodhon kasat mbrojtëse mund të ketë harruar ta përfshijë kameran selfie në renders.
Specifika të tjera të bëra leak tregojnë se Pixel 7 Pro do të vijë me një ekran 6.7 ose 6.8 inç OLED dhe do të fuqizohet nga gjenerata e re e proçesorit Tensor të vetë kompanisë. Ky proçesor mund të shoqërohet deri në 12GB RAM dhe 512GB internal storage.