Ky koleksion i jahteve të venndosura në kthesat 6, 7, 8 në pistën e garimit në Miami, të cilat janë të rrethuara nga një “ujë special i ngurtë”, është kthyer në qendrën e diskutimeve për shumë fansa të F1.
Në rrjetet sociale njerëzit filluan të publikonin foto dhe video të edituara, ku në njërën prej tyre shfaqet një person që hidhet drejt ujit, por përplaset në një sipërfaqje të ngurtë. Kjo video u bë virale pasi mori më tepër se 3 milionë shikime.
Me after paying $2,000 for a standing ticket #MiamiGP pic.twitter.com/wGQqhV5bQs
— Matt Amys (@mattamys) May 2, 2022
Opinioni i fansave mbi këtë vendim të Miami është disi i ndarë. Disa prej tyre vlerësojnë origjinalitetin e pistës, pasi kjo është një gjë tërësisht e re. Mirëpo nga ana tjetër ka dhe nga ato fansa të cilët kanë mbetur tepër të irrituar nga “çmenduria” e çmimeve stratosferike të akomodimit gjatë kësaj gare në fundjavë.
Partneri menaxhues i Miami GP, Tom Garfinkel, tha se fakti që fansat po bëjnë shaka me pistën e garimit nuk e shqetëson aspak. Përkundrazi, ai u shpreh i kënaqur që të gjithë njerëzit po flisnin rreth Miami GP.
A closer look at “The Yacht Club” coming to the Formula 1 Miami Grand Prix ? pic.twitter.com/E5n0S6l4Zy
— Front Office Sports (@FOS) March 24, 2022
“Unë mendoj se njerëzit po kënaqen me këtë situatë. Mendoj se të gjithë njerëzit që do të akomodohen në ato jahte do të kënaqen duke parë garën. Nuk është e nevojshme të tregohemi shumë serioz me komentet online. Ne vetëm po argëtohemi me ato.” tha Tom Garfinkel.
Sigurisht që Tom Garfinkel do të argëtohet, për sa kohë plani i tij për të gjeneruar më shumë të ardhura po funksionon.