Microsoft do të sjellë një ndër lojrat më të famshme për smartphone, Fortnite, në pajisjet iOS 2 vite pasi Apple e largoi këtë lojë nga App Store.
Eleminimi i Fortnite nga App Store erdhi pasi Apple zbuloi se Epic Games po lejonte lojtarët të kryenin blerje in-app përmes website-it të tyre zyrtar. Në këtë mënyrë, Epic Games arrinte të shmangte komisionin prej 30% që duhet t’i paguante Apple për çdo blerje të kryer në pajisjet iOS, duke thyer kështu rregullat e App Store.
Më vonë Epic paditi Apple dhe Google në 2020, duke rritur kritikat dhe vështrimin e kujdesshëm të situatës nga rregullatorët. Në shtator të 2021, një gjyqtar detyroi Apple të bënte një ndryshim të madh në mënyrën se si gjeneron para përmes App Store, duke thyer kështu kontrollin “total” në tregun $100 miliardësh për lojrat në mobile.
Mirëpo Apple ka treguar se do të nuk do të përfshijë ende Fortnite në App Store deri sa të gjitha apelimet e vendimeve të kenë përfunduar. Kjo gjë mund të zgjasë dhe për të paktën 5 vite të tjera, sipas CEOs së Epic Games, Tim Sweeney.
Mirëpo Fortnite do të rishfaqet në pajisjet iOS përmes një tjetër mënyre: duke përdorur shërbimin Microsoft Cloud. Çdo person me një adresë Microsoft dhe pajisje iOS, Android apo Windows me akses në internet do të ketë mundësinë të shkarkojë lojën falas duke përdorur versionin beta të Xbox Cloud Gaming.
Xbox Cloud Gaming është dënuar nga App Store prej disa kohësh, por ai mund të aksesohet përmes browser-it.