Sipas një sondazhi të kryer gjatë kohëve të fundit, ku morën pjesë më tepër see 2,500 adultë nga SHBA, u arrit të mësohej se njerëzit ishin më tepër të frikësuar se sa të emocionuar nga metaverse. Sondazhi u zhvillua në datat 23-25 mars nga kompania Momentive, e cila pyeti pjesëmarrësit në lidhje me idenë e tyre rreth metaverse.
Vetëm 7% e pjesëmarrësve treguan se ishin me të vërtetë të emocionuar rreth metaverse, një bote virtuale ku ju mund të ndërveproni me miqtë dhe kolegët e punës, të luani lojra të ndryshme apo të ndiqni evente live përmes një VR Headset. Nga ana tjetër 32% e këtyre personave treguan se ideja e metaverse ishte tepër frikësuese për ta.
Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve, 58% e tyre thanë se ishin “jo të interesuar”, gjë që tregon se amerikanët janë tepër indiferentë mbi zhvillimet më të fundit në botën e teknologjisë. Kjo përqindje ishte pothuajse e barabartë me atë të një studimi tjetër, ku vërtetohet se 60% e personave nuk e dinë se çfarë është metaverse.
Indiferneca e këtyre personave ndaj metaverse mund të jetë tepër shqetësuese për kompanitë të cilat po investojnë shuma të mëdha në zhvillimin e botëve të tyre virtuale, duke filluar që nga Meta dhe Microsoft deri në Roblox dhe Epic Games.