Me shumë mundësi ti klikove në këtë artikull pasi ke një problem të përditshëm: kur zgjohesh në mëngjes vë re se kufjet janë ngatërruar në krevat dhe smartphone-i është pa bateri.
Për të zgjidhur problemin e fikjes së smartphone-it (pasi ju zë gjumi pa e futur atë në karkim duke parë video në YouTube) ne ju këshillojmë të aktivizioni këtë timer të fshehur në iPhone.
Si fillim ju duhet të shkoni në aplikacionin Clock dhe të zgjidhni kategorinë “Timers”. Më pas zgjidhni “When Time Ends”, rrëshqisni deri në fund dhe klikoni në “Stop Playing”. Nga këtu ju mund të zgjidhni kohëzgjatjen e këtij timer-i dhe ta aktivizoni atë, pasi do të jeni të sigurtë që me përfundimin e kohës audio do të ndalojë së luajturi.
Pjesa më e mirë e këtij sleep timer është se iOS rikthehet në lock screen sapo koha përfundon. Në këtë mënyrë ekrani i iPhone-it do të fiket, dhe nuk do të qëndrojë aktiv si në rastet kur ju keni YouTube hapur dhe autoplay on.
Megjithatë ju nuk duhet të harroni të ndërroni kategorinë kur dëshironi të përdorni timer për një tjetër rast. iPhone-i do të mbajë mend që ju keni përzgjedhur opsionin “Stop Playing”, dhe nëse ju nuk e ndërroni atë, zilja e përfundimit të kohës nuk do të dëgjohet.