Samsung sapo ka prezantuar versionin e ri 4.0 të Universal Flash Storage që përdoret në një gamë të gjërë pajisjesh si smartphone apo tablet. Samsung premton se UFS 4.0 do nisë prodhimin në masë në tre mujorin e 3-të të këtij viti dhe do të vijë me shpejtësi shumë të rritura dhe efiçiencë akoma dhe më të mirë .
Kjo gjë sugjeron se pajisjet më të reja të Samsung si Galaxy Z Fold 4 dhe Z Flip 4 mund të jenë të parat që do të përfitojnë nga kjo teknologji. Kompania tregon se me një bandwidth deri në 23.2Gbps për krah (dyfishin e UFS 3.1), UFS 4.0 do të jetë perfekt për smartphone-t 5G të cilët kërkojnë një proçesim të rritur të të dhënave. Gjenerata e 7-të e teknologjisë V-NAND do të regjistrojë shpejtësitë e leximit deri në 4,200 MB/s dhe ato të shkrimit deri në 2,800 MB/s.
Gjithashtu Samsung tregon se efiçienca e fuqisë është përmirësuar, në mënyrë që bateritë e pajisjeve me UFS 4.0 të zgjasin më tepër. Ndërmjet këtyre dy gjeneratave pritet të ketë nëj përmirësim prej 46%.
UFS 4.0 storage do të vijë dhe në opsionet 1TB, dhe do të përshtatet kështu në mënyrën më të mirë me smartphone-t flagship që Samsung do të prezantojë në të ardhmen.