Me kalimin e kohës provat për eleminimin e notch-it në disa prej modeleve të serisë iPhone 14 sa vijnë dhe shtohen.
Saran ka shpërndarë në Twitter një fotografi të re e cila besohet se i përket xhamave mbrojtës të iPhone 14 dhe që është bërë leak më parë në Weibo. Sipas kësaj fotografie ne mund të shikojmë se dizajni i ri i notch-it (një hole punch dhe vendi i sensorëve të FaceID) është rezervuar për modelet 14 Pro dhe 14 Pro Max.
iPhone 14 front panels have leaked on Weibo – here are the changes to note:
1) thinner bezels on the Pro models, as reported by other sources
2) aspect ratio is also slightly different on the Pros (19.5:9 to 20:9); this corroborates with 9to5Mac’s report regarding taller displays pic.twitter.com/UtqNcBB9aP— Saran (@SaranByte) April 28, 2022
Nga ana tjetër shikohet gjithashtu se në këtë gjeneratë nuk do të ketë më një iPhone 14 mini, por një iPhone të ri i cili mund të quhet 14 Max.
Saran shkruan në postimin e tij se 2 janë ndryshimet kryesore të bëra në këto pajisje të reja: bezels më të holla në modelet Pro dhe një aspect ratio disi më e ndryshme në modelet Pro (19.5:9 në vend të 20:9), ku kjo e fundit është aprovuar dhe nga 9to5Mac.
Dhe pse është e vështirë të kuptohet nëse ky imazh i bërë leak është i vërtetë, mund të themi se ai përshtatet shumë me të gjitha informacionet e bëra leak deri më tani rreth serisë iPhone 14.
Besohet se kjo seri do të prezantohet gjatë muajit shtator të këtij viti.