Kufjet unike të Sony, LinkBuds, erdhën me një dizajn tepër të veçantë të cilat bëjnë të mundur kalimin e zhurmës nga ambientet e jashtme, duke ofruar kështu një eksperiencë të veçantë dëgjimi. Megjithatë përmes një leak-u të ri mësohet se versioni i ri LinkBuds S do të ndërtohet në mënyrë më të balancuar.
Fotografitë e versionit WF-LSN900 (që do të reklamohen si Sony LinkBuds S) u shpërndanë nga SnoopyTech, një leaker i besueshëm, i cili i shpërndau ato në adresë ne tij në Twitter. Ajo që ne mund të vëmë re është se këto kufje nuk do të lejojnë futjen e zhurmave të ambientit aq lirshëm sa paraardhësit e tyre, pasi do të kenë një trup të rumbullakosur me maja silikoni, në mënyrë të ngjashme me shumicën e kufjeve wireless të prodhuara në ditët e sotme.
Megjithatë, kompania besohet se dëshiron të lehtësojë disi futjen e zhurmave të ambientit përmes një hapësire të përfshirë në pjesën e poshtme, e cila duket të jetë inspiruar nga Google Pixel Buds.
Në këtë mënyrë Sony do të ofrojë një kalim mjaft të thjeshtë midis modaliteteve open sound, ambient sound dhe active noise cancellation, madje SnoopyTech tregon se ky kalim do të bëhet në mënyrë automatike pasi kufjet “të mësojnë mënyrën se si ju i përdorni ato”.