Tashmë tregu i pajisjeve të palosshme po bëhet akoma dhe më konkurues, dhe Samsung i duhet të përmirësojë pajisjet e saja në të ardhmen. Sipas disa raportimesh të reja mësohet se kompania po planifikon të përfshijë një ekran të brendshëm më të gjerë në Galaxy Z Fold 4, por kjo gjë nuk do të shoqërohet me një rritje të kapacitetit të baterisë.
GalaxyClub zbuloi një listim sigurie që tregon se bateria e Z Fold 4 do të ketë pakashumë të njejtën madhësi me atë të përdorur në Z Fold 3. Si zakonisht, bateria do të jetë e ndarë në dy qeliza, njëra me kapacitet 2,002mAh dhe tjetra 2,268mAh, pra kapaciteti total do të jetë 4,275mAh (por do të reklamohet si 4,400mAh si në rastin e Z Fold 3).
Fold3 → Fold4 (based on limited information, 100% accuracy is not guaranteed) pic.twitter.com/edE1BpIU0L
— Ice universe (@UniverseIce) April 22, 2022
Për të qartësuar disi ndryshimet që do të bëhen në Galaxy Z Fold 4, leaker-i i njohur Ice Universe publikoi një ilustrim të asaj që besohet se do të jetë ekrani i brendshëm i pajisjes, i cili krahasohet me gjeneratën e vjetër të smartphone-it. Kjo pajisje nuk do të ketë një aspect ratio të ngjashëm me Oppo Find N, por do të ketë një formë pothuajse katrore, me ekran më të shkurtër por më të gjërë.