Instagram ka nisur testimin e një shërbimi të ri të quajtur Templates, i cili do të lejojë krijuesit e Reels të përdorin të njejtin format të përdorur në video të tjera.
Aktualisht ky shërbim është i aksesueshëm vetëm nga një grup i vogël krijuesish dhe është ende në fazën beta të testimit. Templates do të jetë shumë i ngjashëm me TikTok Templates, që lejon përdoruesit të vendosin një fotografi të tyren në një format të krijuar më parë.
“Ne po punojmë vazhdimisht për të krijimin e Reels akoma dhe më të thjeshtë. Ne po testojmë aftësinë që ju të krijoni një reel duke përdorur një format ekzsitues nga një tjetër reel.” tha një zëdhënës i Meta për TechCrunch.
Zhvilluesi Alessandro Paluzzi zbuloi para pak kohësh praninë e një shërbimi të tillë duke bërë reverse engineer versionet e kodit të aplikacionit në janar.
#Instagram is working on the “Use as template” option for #Reels ? pic.twitter.com/JORfxxc8rj
— Alessandro Paluzzi (@alex193a) January 31, 2022
Facebook, YouTube, Instagram dhe Snapchat po përpiqen të rivalizojnë TikTok duke përdorur shërbime të inspiruara nga kjo platformë, por e kanë shumë të vështirë të përballen me popullaritetin e tij. Krijuesit shpesh herë tentojnë që videot e krijuara në TikTok t’i shpërndajnë në Instagram, por me ndryshimet e fundit Instagram po tenton t’i japë fund këtij fenomeni.
Gjithashtu algoritmi i Instagram është programuar që të rendisë së më poshtë videot të cilat përmbajnë një logo të TikTok, për t’i dhënë përparësi Reels-ave.