Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një tjetër hap para në reduktimin e mbetjeve elektronike, duke votuar në Parlament legjislacionin që do të detyrojë të gjithë prodhuesit e pajisjeve teknologjike të përdorin portat USB-C në pajisjet e tyre.
Komiteti i mbrojtjes së konsumatorit dhe tregut të brendshëm votoi me 43 vota pro dhe 2 kundër këtë legjislacion, gjë që tregon një mbështetje shumë të gjerë ndaj këtij plani.
Në këto pajisje do të përfshihen smartphone-t, tabletët, laptopët, kamerat dixhitale, kufjet, konsolat dhe speakera-t e ndryshëm. Nga ky legjislacion përjashtohen vetëm pajisjet që janë shumë të vogla për të ofruar një portë USB-C si përshembull orat smart apo pajisje të tjera sportive.
Kjo gjë nuk do të jetë një problem për pajisjet Android, të cilat e kanë adoptuar prej kohësh portën USB-C, por Apple përdor akoma portën Lightning në disa nga pajisjet e saj, ku kryesor është iPhone.
Apple po lufton prej vitesh për të ruajtur ende portën Lightning në pajisjet e tyre, dhe me sa duket vetëm ky legjislacion mund ta detyrojë të bëjë një ndërrim të tillë, dhe pse kompania tregon herë pas here se është e interesuar për të qenë sa më miqësore me mjedisin.
Nëpërmjet këtij arsyetimi kompania vendosi para 2 vitesh se mospërfshirja e karikuesve në kutia do të kishte një impakt të rëndësishëm në reduktimin e gazeve të emëtuara në atmosferë.