Instagram po ndryshon mënyrën se si rendit përmbajtjet në platformë duke vlerësuar më tepër përmbajtjet origjinale, përmes një ndryshimi në algoritmin e tij. Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë drejtuesi i Instagram, Adam Mosseri përmes një video në Twitter.
We’ve added new ways to tag and improved ranking:
– Product Tags
– Enhanced Tags
– Ranking for originalityCreators are so important to the future of Instagram, and we want to make sure that they are successful and get all the credit they deserve. pic.twitter.com/PP7Qa10oJr
— Adam Mosseri (@mosseri) April 20, 2022
Ai tregoi se ky ndryshim përshtatet me qëllimin e gjërë të Meta për të fuqizuar krijuesit original në platformë. “Nëse ju krijoni diçka tërësisht të re, ju duhet të vlerësoheni më tepër se sa adresat e tjera të cilat rikrijojnë një përmbajtje të gjetur nga një person tjetër. Ne do të punojmë akoma dhe më tepër për të rritur vlerën e përmbajtjeve origjinale në platformë.” tha Mosseri.
Në një koment të mëvonshëm drejtuesi i Instagram sqaroi se platforma i vlerëson prej kohësh përmbajtjet origjinale, por me ndryshimet e reja do të bëhet e mundur që të mos mbivlerësohen publikuesit e postimeve të përsëritura. Ende nuk është e ditur se sa efektiv do të jetë ky ndryshim, por kompania tregon se do të bëjë më të mirën e saj për të parashikuar nëse një krijim është original apo jo.
Gjatë kohëve të fundit është vënë re dhe prania e postimeve të rekomanduara në feed dhe nga persona që ju nuk i ndiqni. Mirëpo të gjithë personat që nuk e pëlqejnë mënyrën e renditjes në Instagram, mund të provojnë opsionin “Following” për të parë një renditje kronologjike të postimeve.