Astronautët e NASA që do të nisen në misionin Artemis do të mund të lëvizin drejt Space Launch System me disa makina tërësisht të reja, siç bëhet e ditur nga agjencia hapësinore. Këto makina futuristike janë zhvilluar për NASA nga Canoo Technologies, të cilat janë të bazuara në modelet elektrike LV.
Kur astronautët që do të marrin pjesë në misionin Artemis II të largohen nga zyrat e NASA në drejtim të stacionit të lançimit, do të përdorin këto mjete për të lëvizur. Makinat e reja do të zëvëndësojnë modelin ikonik Astrovan, i cili u përdor gjatë kohës së Space Shuttle.
Artemis II do të jetë misioni i dytë në programin Artemis dhe i pari që do të zhvillohet me astronautë në bordin e kapsulës Orion që do të udhëtojë në drejtim të Hënës. Është planifikuar që lançimi të bëhet në maj të vitit 2024 nga Space Launch System, ku u krye dhe testimi pa ekuipazh vitin e kaluar.
Ekipi do të ulet në Hënë para se të rikthehet në Tokë, dhe do të jenë humanët e parë që do të udhëtojnë përtej orbitës së ulët të Tokës që nga Apollo 17 në 1972.
Në nder të këtij misioni historik do të përdoren dhe këto makina të reja, të cilat mund të akomodojnë 4 astronautë tërësisht të pajisur dhe 4 persona të tjerë. Makina është e zhvilluar për të qenë miqësore me mjedisin, duke përdorur teknologji me zero emëtime.