TikTok është nën investigim nga agjencitë e SHBA për mënyrën se si ajo po e trajton publikimin e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve, pasi platforma has disa probleme në moderimin e rrymës së përmbajtjeve të reja.
Zbulimi i abuzuesve ka qenë dhe mbetet një sfidë e madhe për rrjetet sociale, por mosha shumë e re e përdoruesve në TikTok bën që ato të jenë nën shënjestrën e këtyre abuzuesve. Për këtë arsye US Department of Homeland Security ka nisur investigimin mbi mënyrën se si TikTok e trajton këtë problem. “Kjo platformë është vendi perfekt për predatorët që të takohen dhe të përfshihen në abuzime të jashtëligjshme me fëmijët” tha Erin Burke.
Investigimi vë në dukje vështirësinë e platformës për të moderuar përmbajtjet që publikohen nga më tepër se 1 miliardë përdorues në platformë. TikTok ka punësuar më tepër se 10,000 moderatorë humanë nga e gjithë bota dhe numri i të punësuarve në këtë kategori po rritet shumë. Nga ana tjetër Meta ka një eksperiencë më të madhe në trajtimin e këtij problemi dhe ka të punësuar mbi 15,000 moderatorë humanë.
Nga viti 2019 në 2021, numri i abuzimit të fëmijëve në TikTok është rritur pothuajse 7 herë. Platforma vitin e kaluar raportoi rreth 155,000 video abuzimi, nderkohë që Instagram, që ka gjithashtu më tepër se 1 miliardë përdorues, gjeneroi 3.4 milionë raportime.