Në tetor të vitit të kaluar Google prezantoi dy smartphone-t Pixel 6 dhe 6 Pro, mirëpo tashmë është përgatitur për të prezantuar një tjetër smartphone të ri: Pixel 6a. Zakonisht seria A e Pixel lançohet në muajin gusht, mirëpo Pixel 6a duket se do të prezantohet akoma më herët, pasi është zbuluar listimi i saj në Federal Communications Commission.
Sipas këtij listimi, Pixel 6a pritet të vijë me proçesorin Tensor të krijuar nga vetë kompania , suport për rrjetin 5G dhe lançimi do të bëhet me shumë mundësi në fund të muajit maj, në të njejtën kohë me Google I/O.
Disa nga arsyet se përse Pixel 4a dhe 5a u lançuan në gusht ishin të lidhura me pandeminë dhe mungesën e pjesëve në treg. Aktualisht seria a e Pixel-ave po shitet vetëm në disa vende, dhe Google është gati të mbushë tregun me pajisjet e reja.
Për sa i përket specifikave, pritet që Pixel 6a të ketë nëj ekran më të vogël se Pixel 6, që ka një madhësi 6.2 inç. Në pjesën e pasme mendohet se do të ketë 2 lente, ajo kryesore dhe ultrawide të marra nga Pixel 5.
Nëse këto raportime janë të vërteta, atëherë kjo pajisje do të jetë një konkurrent i drejtpërdrejtë i iPhone SE të prezantuar gjatë kohëve të fundit nga Apple. Avantazhi kryesor i Pixel 6a do të qëndrojë në dizajnin e tij, pasi iPhone SE përdor të njejtin dizajn “të vjetëruar” me bezels të gjëra.