VLC është një ndër media player më të përdorur në të gjithë botën, pasi nëpërmjet tij ju mund të luani çdo format audio ose video të mundshëm. Ky aplikacion është “i lehtë” për pajisjen tuaj duke mos shkaktuar ngadalësimin e tij, përveç rasteve kur në të fshihet një malware.
Një raportim i ri tregon se kjo gjë është totalisht e mundur për shkak të ndërhyrjes së bërë nga një grup hakerash kinezë. Ekspertët nga Symantec thonë se një grupi i hakerave i quajtur Cicada po përdor VLC në sistemet Windows për të lançuar një malware që spiunon qeverinë dhe organizatat e lidhura me të. Cicada ka shënjestruar dhe sektorët jo fitimprurës apo organizatat fetare në shtete të ndryshme si SHBA, Kanada, Hong Kong, Turqi, Izrael, Mali i Zi dhe Itali.
Sipas Symantec, Cicada merr një version të pastër të VLC dhe vendos një malware në funksionet eksportuese të këtij aplikacioni. Kjo është një teknikë mjaft e përdorur nga hakerat, të cilët përdorin më pas një VNC remote-acces server për të kontrolluar tërësisht pajisjen e komprementuar.
Sulmet përmes VLC nisën në 2021 pasi hakerat shfrytëzuan një dobësi në Microsoft Exchange server, dhe u shfrytëzuan kryesisht për spiunazh në sektorë të ndryshëm duke përfshirë këtu ato të shëndetësisë, mbrojtjes, aviacionit, bioteknologjisë dhe energjisë.
Për të shmangur sulme të tilla ju duhet të përdorni versionin më të fundit të software-it, të përdorni passwords të sigurtë dhe të ruani të dhënat më të rëndësishme në disa vende të ndryshme.