Vivo Y21 do të rifreskohet me një version të ri 8 muaj pas publikimit të parë, i cili do të quhet Y21G. Ky smartphone do të jetë shumë i ngjashëm me versionin original, por është më i fuqishëm dhe vjen me çmime tepër konkuruese.
Vivio Y21G fuqizohet nga proçesori Helio G70 i MediaTek, i cili shoqërohet nga 4GB RAM dhe 64GB internal storage që mund të shtohet përmes hapësirës së dedikuar për microSD card. Pajisja ka një ekran 6.5” LCD me rezolucion 720p i cili vjen me një teardrop notch ku vendoset kamera selfie 8MP. Në pjesën e pasme ofrohet një kombinim i kamerave 13MP dhe 2MP.
Shërbimi kryesor i Vivo Y21G do të jetë bateria me kapacitet 5,000mAh, e cila suporton karikimin e shpejtë 18W (karikuesja përfshihet në kuti). Ky smartphone navigon në FuntouchOS12, e cila është e bazuar në Android 12 sipas deklaratës për shtyp të kompanisë.
Vivo Y21G do të ofrohet në dy ngjyra të ndryshme: Midnight Blue dhe Diamond Glow me një çmim tepër të arsyeshëm prej €170.