Vivo po përgatitet të lançojë pajisjen e saj të parë të palosshme, e cila do të quhet Vivo X Fold. Kjo pajisje do të lançohet në datën 11 prill gjatë një eventi zyrtar nga kompania. Megjitatë, një fotografi reklamuese në një stendë është bërë leak, e cila zbulon shumë informacione rreth Vivo X Fold.
Pra, përmes kësaj fotoje konfirmohet se X Fold do të ketë një ekran të brendshëm 8 inç “2K” me refresh rate 120Hz dhe teknologji LTPO 3.0, ndërkohë që ekrani i jashtëm do të ketë madhësi 6.53 inç FHD+ me refresh rate 120Hz. I integruar do të jetë proçesori Snapdragon 8 Gen 1, memoria LPDDR5 dhe bateria me kapacitet 4,600mAh me suport për karikimin e shpejtë 66W.
Në pjesën e pasme të pajisjes do të gjenden 4 sensorë: kryesori 50MP GN5 nga Samsung, ultrawide 48MP me kënd 114 gradë, telephoto 12MP dhe një lente periscope 60x.
Në këtë material tregohet gjithashtu se ekrani i X Fold ka thyer ose ka arritur 19 rekordet e DisplayMate A+, ndërkohë që mekanizmi i palosjes është çertifikuar të punojë për më tepër se 300,000 palosje nga TUV Rheinland.
Fillimisht kjo pajisje do të lançohet në Kinë, dhe më pas pritet të prekë tregun global. Gjatë kohëve të fundit kemi parë një rritje të interesit mbi smartphone-t e palosshëm nga kompanitë si Vivo, Xiaomi (me Mi Mix Fold) dhe Oppo (me Find N) .