Sa herë që flasim për fotot e hapësirës, na vijnë ndër mend fotografitë e shkrepura nga astronautët apo nga teleskopët unikë si Hubble. Mirëpo këto fotografi mahnitëse kësaj here vijnë nga Toka, ku një fotograf ka regjistruar astronautët ndërkohë që ato po merreshin me një instalim jashtë International Space Station.
Kjo fotografi u shkrep nga fotografi gjerman Sebastian Voltmer, dhe besohet se kjo është fotografia e parë nga Toka e dy astronautëve ndërkohë që ato kryejnë aktivitete jashtë stacionit hapësinor.
Astronautët Raja Chari dhe Matthuas Maurer shpenzuan rreth 6 orë për të insaluar një kamera dhe për të kryer disa riparime në pjesën e jashtme.
Voltmer e konsideron këtë fotografi si “një imazh që shihet njëherë në jetë”. Ai tregoi se menjëherë pas shkrepjes së kësaj fotografie, ai i tregoi medias gjermane se si e kishte shkrepur atë dhe fotoja u bë virale.
Dhe pse Voltmer beson se kjo është fotografia e parë nga Toka që tregon astronautët në hapësirën jashtë ISS, në 2011 një fotograf amator i quajtur Ralph Vandebergh ka shkrepur një fotografi të ngjashme të astronautit Steve Bowen.