Gjatë kohëve të fundit, njerëzit pëlqejnë shpejtësinë dhe thjeshtësinë e mesazheve të dërguara në rrjetet sociale apo video-telefonatat në vend të telefonatave zanore, dhe kjo gjë konfirmohet nga 8 në 10 persona.
Sondazhi nga Sky Mobile vjen në përvjetorin e 49 të telefonatës së parë publike në telefon. Mbi 50% e personave në moshat 18-34 vjeç parapëlqejnë që të planifikojnë se kur do t’i bëjnë këto telefonata, ndërkohë që vetëm çereku i personave në moshën mbi 55 vjeç bëjnë një gjë të tillë.
Gjitashtu mesazhet e lëna në sekretari shihen si të bezdisshme, ku 1/10 e pjesëmarrësve në këtë sondazh tregojnë se i fshijnë këto mesazhe pa i dëgjuar më parë.
Tashmë më tepër se gjysma e këtyre personave tregojnë se kanë dëshirë të flasin me familjen dhe miqtë përmes video-telefonatave, dhe 28% e tyre tregojnë se që nga fillimi i pandemisë kanë nisur t’i telefonojnë më tepër miqtë e tyre.
Në sondazh mësohet se shumica e telefonatave bëhen për një përshëndetje të shpejtë midis familjarëve dhe miqve (40%) apo për të shpërndarë një lajm të mirë ose të keq (34%). Gjithashtu ato preferohen kur ka raste të veçanta (29%), biseda të vështira (28%), këshilla (24%) apo kur ju merr malli për dikë (23%).
27% e pjesëmarrësve në këtë sondazh treguan se smartphone-i i ka ndihmuar të shmangnin ndjenjën e vetmisë dhe të qëndronin të lidhur me miqtë dhe familjen gjatë kohës së pandemisë.