Sipas një raportimi nga DigiTimes bëhet e ditur se Apple po planifikon të lançojë një MacBook Air të ri gjatë gjysmës së dytë të 2022. Dhe Mark Gurman nga Bloomberg ka treguar pak më herët gjatë këtij muaji se lançimi do të bëhet pikërisht gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.
Modeli i ri i MacBook Air pritet të ketë një ekran pak më të madh 13,6 inç, ndërkohë që modeli aktual e ka ekranin 13,3 inç. Për sa i përket proçesorit të përdorur në këto pajisje, analistët kanë mendime të ndryshme. Disa prej tyre raportojnë se ky MacBook do të fuqizohet nga proçesori M2 me opsione për GPU me 8/9/10 cores, ndërkohë që analisti mjaft i njohur Ming-Chi Kuo beson se laptopi do të fuqizohet nga proçesorët M1 të modifikuar, të cilët mund të kenë më tepër GPU cores.
Predictions for new MacBook Air in 2022:
1. Mass production in late 2Q22 or 3Q22
2. Processor: M1 chip
3. No mini-LED display
4. All-new form factor design
5. More color options— 郭明錤 (Ming-Chi Kuo) (@mingchikuo) March 9, 2022
Përmes tweet-it të tij Kuo tregoi se MacBook Air i ri do të vijë me një dizajn të ri dhe opsione për ngjyra të reja. Ndryshe nga MacBook Pro 14 dhe 16 inç, MacBook Air nuk do të përdorë një teknologji mini-LED të ekranit, pra ProMotion nuk do të jetë i pranishëm.