Smartphone-t e rinj nga Apple, iPhone 14 Pro dhe Pro Max pritet të kenë një ishull kamerash më të madh dhe më të trashë për shkak të sensorit të ri 48MP që do të përdoret në këto pajisje.
Kjo gjë është bërë e ditur pas raportimeve të analistit mjaft të njohur të Apple, Ming-Chi Kuo. Ai tregoi se gjatësia diagonale e CIS (contact image sensor) të iPhone do të rritet 25-35% me përdorimin e sensorëve 48MP.
iPhone 14 Pro Max mendohet të jetë 77.88mm i gjatë, pak më i vogël se iPhone 13 Pro Max (78.1mm). Për sa i përket lartësisë, 14 Pro Max pritet të jetë pothuajse identik me 13 Pro Max (160.7mm nga 160.8). Gjithashtu pritet që pajisja e gjeneratës së ardhshme të jetë dhe 0.2mm më e gjerë.
Analistë të ndryshëm tregojnë se me shumë mundësi në linjën Pro të iPhone 14 do të shohim largimin e notch-it klasik dhe të pranishëm do të jenë një hole-punch i gjerë ku do të futet kamera dhe një tjetër ku do të gjenden elementët e Face ID. Është e mundur që Apple të eleminojë përdorimin e kartave SIM fizike në disa modele të iPhone 14, por do të mbështesë kartat eSIM.