Demonstrimi më i fundit i një modeli AI nga Nvidia është tepër mbresëlënës, pasi ai arrin të kthejë disa shkrepje të ndryshme 2D në një skenë 3D.
Kjo pajisje është e quajtur Instant NeRF, e cila i referohet “neural radiance fields”- një teknike të zhvilluar nga studiuesit në UC Berkeley, Google Research dhe UC San Diego. Instant NeRF funksionon duke regjistruar ngjyrat dhe intensitetin e ndriçimit në disa shkrepje të ndryshme 2D dhe më pas gjeneron të dhëna për të lidhur këto shkrepje dhe për të krijuar një skenë të përfunduar 3D.
Studiuesit kanë përmirësuar proçesin e krijimit të skenës 3D prej disa vitesh, duke shtuar më tepër renders të përfunduar apo duke rritur shpejtësinë e krijimit. Nvidia thotë se Instant NeRF është një ndër modelet më të shpejta të krijuara deri më sot i cili e ul kohën e renderimit nga disa minuta në “pothuajse menjëherë”.
“Instant NeRF mund të përdoret për të krijuar avatars apo skena për botët virtuale, të regjistrojë një video konferencë dhe pjesëmarrësit në ambientet e tyre në 3D, apo të rikonstrukturojë skena të ndryshme në harta dixhiatle 3D.” tregon Isha Salian nga Nvidia. “Kjo teknologji mund të përdoret dhe për të trajnuar robotët dhe makinat self-driving që të kuptojnë më mirë madhësinë dhe formën e objekteve që hasen në rrugë.”
Në një deklaratë studiuesit nga Nvidia treguan se ishin në gjendje të eksportonin skena me rezolucuon 1920 x 1080 “në disa dhjetëra milisekonda”.