Electronic Arts zbuloi vitin e kaluar se Apex Legends, loja mjaft e njohur FPS për PC dhe konsola, do të vinte më në fund dhe për mobile. Që nga ajo kohë nuk ka patur shumë lajme mbi Apex Legends Mobile, mirëpo tashmë në Google Play është bërë një listim i ri për lojën.
Electronic Arts kanë thënë më parë se loja për smartphone do të jetë e ngjashme me lojën për desktop dhe konsola, por cross-play nuk do të jetë i mundur. Në Google Play Store janë përfshirë disa screenshots me pamjet e lojës, ndërkohë që në description tregohet se do të ofrohen “UI e optimizuar dhe kontrolle të krjiuara për pajisjet mobile”.
Versioni original i Apex Legends përmbante 2 modalitete gameplay: Battle Royale ose një 3vs3 team deathmatch. Ngjarjet ndohin në të njejtin univers imagjinar Titanfall, dhe disa nga karakteret vijnë nga Titanfall në Apex Legends.
Nëse ju regjistroheni në lojën e listuar në Google Play, ju do të njoftoheni që në momentin e parë kur loja do të jetë e gatshme për t’u instaluar. Kërkesat minimale të kësaj loje janë 4GB internal storage / 2GB RAM, Android 6.0 ose iOS 11 e më të rinj.