Mega March Sale i PlayStation ka nisur tashmë, duke ofruar ulje të mëdha çmimesh për qindra lojra në PS4 dhe PS5 si Assassin’s Creed Valhalla, Guardians of the Galaxy, FIFA 22 dhe shumë lojra të tjera.
Këto oferta do të vazhdojë deri në 30 mars. Ndërkohë ju mund të përfitoni dhe lojrat në listën Games Under $20 promotion të PlayStation, ku bëjnë pjesë më tepër se 300 tituj.
Deathloop ka patur disa ulje të ndryshme përgjatë 2022, dhe ju do ta gjeni sërisht për $30 gjatë mega uljeve të marsit nga PS. Kjo është një lojë FPS mjaft e bukur e cila është tepër e rekomanduar në këtë çmim.
Dhe Batman: Arkham Knight Premium Edition është në ofertë, dhe rekomandohet shumë për të gjithë personat që janë fansa të filmave Batman. Në premium edition ju do të keni të pranishme shumë përmbajtje të reja si story missions dhe më tepër personazhe të këqinj.
Fansat e Resident Evil mund të gjejnë Resident Evil Triple Pack për vetëm $20 nga $60, ku përfshihen Resident Evil 4, 5 dhe 6.
Më poshtë do të listojmë disa nga ofertat më të mira në PlayStation Store.
- Assassin’s Creed Valhalla — $24
- Batman: Arkham Knight Premium Edition — $8
- Battlefield 1 — $8
- Battlefield 2042 — $30
- Deathloop — $30
- Fallout 76 — $13
- FIFA 22 — $18
- Final Fantasy 8 Remastered — $10
- Guardians of the Galaxy — $30
- Hades — $20
- Knockout City — $9
- Lost Judgment — $36
- Madden NFL 22 — $20
- Marvel’s Avengers — $16
- Mass Effect Legendary Edition — $24
- Nier Replicant — $30
- Resident Evil Triple Pack — $20