Në 2020 McLaren u largua nga një marrëveshje që kishte me OnePlus në krijimin e smartphone-ve Android më të fuqishëm me ngjyrat portokalli dhe të zezë, dhe tashmë ka arritur një marrëveshje të re me Google. Megjithatë nuk dihet nëse kjo marrëveshje do të sjellë një tjetër Limited Edition në smartphone-t Pixel.
Në marrëveshjen disa vjeçare, Google do të vendosë disa reklama në trupin e makinës së McLaren në F1 dhe në veshjet e drejtuesve të tyre, Lando Norris dhe Daniel Ricciardo. Në mbulesën e motorit ju mund të vini re mjaft mirë logon e Android të reklamuar, që zë një hapësirë të madhe.
Mirëpo integrimi më interesant i reklamave në këtë makinë do të jetë përdorimi i ngjyrave të ngjashme me Google Chrome në skajet e gomës 18 inç. Ata tregojnë gjithashtu se në McLaren do të përdoren “pajisje Android me suport për rrjetin 5G dhe browser-i Chrome për të aksesuar operacionet gjatë sesioneve të stërvitjeve, me qëllim përmirësimin e performancës”.
CEO i McLaren Racing, Zak Brown tregoi: “Duke integruar platforma si Android apo Chrome në operacionet tona, ekipi do të përmirësohet më tepër për t’u fokusuar në performancën e drejtimit. Kjo marrëveshje është tepër emocionuese pasi shtrihet midis Formula 1 dhe Extreme E”.