Pothuajse 9 nga 10 britanikë janë shumë herë më të gatshëm të shprehin ndjenjat e tyre përmes emoji-ve në vend që të diskutojnë ballë për ballë me miqtë e tyre. Këto rezultate vijnë pas një studimi të kryer nga Samsung i quajtur “The Samsung GIF Project”, ku morën pjesë 3,000 persona.
Rreth 1/3 e personave që morën pjesë në këtë studim treguan se ato do të preferonin t’i dërgonin një personi një foto në smartphone-in e tyre kur ato ndiheshin të turpëruar në vend që të diskutonin problemet e tyre përballë njëri-tjetrit. Ky studim zbuloi gjithashtu se 87% e personave e kanë më të thjeshtë të shprehin emocionet e tyre përmes emoji-ve apo meme-ve.
1/10 e tyre do të preferonin të ndaheshin nga partneri i tyre duke përdorur një GIF.
Eksperti dixhital Vyvyan Evans tha se smartphone-t kanë ndryshuar ndërlidhjen e njerëzve në mënyrë të pamatshme dhe shtoi se emocionet dhe ndjenjat tashmë mund të përcillen drejt të tjerëve përmes një figure të vogël por të fuqishme.
Me më tepër se 10 miliardë GIFs në qarkullim dhe më tepër se 2 milionë të shpërndara çdo ditë, 81% e personave pranuan se e përdorin në përditshmëri këtë format. Megjithatë, pothuajse gjysma e personave në moshat 45-65 vjeç pranuan se nuk dinin si t’i përdornin mirë këto emoji.
Ky projekt nga Samsung u krijuar në nder të 35 vjetorit të krijimit të GIF dhe për të festuar lançimin e Samsung Galaxy S22 e cila lejon përdoruesit të krijojnë GIF-in e tyre në shërbimin Nightography.