Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Këto janë të gjitha pajisjet që u prezantuan nga Huawei gjatë MWC 2022
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Këto janë të gjitha pajisjet që u prezantuan nga Huawei gjatë MWC 2022
Tech

Këto janë të gjitha pajisjet që u prezantuan nga Huawei gjatë MWC 2022

Last updated: 5 Mars, 2022 10:43 am
Ndaj
3 Min lexim

Nën sloganing “Ndriçimi i së ardhmes”, Huawei prezantoi në MWC vizionin e tij për një ekonomi digjitale më të mirë dhe me të gjelbër duke u fokusuar në tre pika kryesore si: dendësia e lidhjes, diversiteti i llogaritjes dhe intensiteti i reduktimit të karbonit. Por Mobile World Congress 2022 shërbeu gjithashtu për të prezantuar produktet e reja të konsumit të cilat gjithashtu morën vëmendje të madhe. Në këtë artikull ne do të flasim mbi të gjithë produktet e reja të prezantuara nga Huawei gjatë këtij eventi.

Huawei Matebook E

huawei-matebook-e-1536x810.jpg

Matebook E është gjenerata e re e tabletëve nga Huawei që përdor sistemin operativ Windows 11. Ai ka një ekran 12.6 inç OLED dhe fuqizohet nga gjenerata e 11-të e proçesorëve Intel.

Matebook E suporton karikimin e shpejtë 65W përmes portave Thunderbolt 4. Shërbime të tjera që ofrohen në këto tablet janë kamera selfie 8MP, 4 mikrofonë noise-cancelling dhe 4 speaker. Çmimi i kësaj pajisje do të fillojë nga €649.

Matebook X Pro (2022)

Matebook-X-Pro-2022.jpg

Ky laptop vjen me disa përmirësime mjaft të mira në krahassim me paraardhësin e tij. Matebook X Pro ka një dizajn premium me trup alumini, ekran me prekje 14.2 inç dhe refresh rate 90Hz. Ai fuqizohet nga gjenerata e 11-të e proçesorëve Intel U dhe çmimet për të do të nisin nga €1,889.

Huawei MateStation X

HUAWEI-MateStation-X.jpg

Një tjetër produkt i prezantuar gjatë MWC 2022 ishte MateStation X. Ky është një kompjuter desktop all-in-one, me ekran me prekje 28.2 inç, rezolucion 4K dhe aspect ratio 3:2. Një ndër pikat më interesante të tij është ekrani multi-touch me 10 prekje njëkohësisht. Ai fuqizohet nga AMD Ryzen 5000-H series, ka 16GB RAM dhe 1TB internal storage. MateStation X do të ketë një çmim fillestar prej €2,199.

MatePad Paper

huawei-matepad-paper-1536x590.jpg

Ky produkt është produkti i fundit që i bashkohet familjes MatePad. Është një kombinim midis një e-reader dhe një tableti. Shërbimi kryesor i MatePad Paper është shtesa e e-ink në ekran. Kjo pajisje ka një ekran 10.3 inç kundër shkëlqimit dhe reflektimit, suporton Wi-Fi 6, ka 4GB RAM dhe 64 GB internal storage. Bateria e saj mund të zgjasë deri në 4 javë përdrim. Çmimi fillestar qëndron në €499.

Huawei Sound Joy Smart Speaker

Sound-Joy-Smart-Speaker.jpg

Ky speaker inteligjent është një full-range speaker 20W, me 2 radiatorë pasivë dhe një speaker 10W. Ai fuqizohet nga bateria 8800mAh që garanton 26 orë luajtje të pandërprerë muzike, me suport për karikimin e shpejtë 40W. Gjithashtu kjo pajisje është rezistente ndaj ujit dhe rërës me një vlerësim IP67. Çmimi për Huawei Sound Joy Smart Speaker fillon nga €149.

Ne presim që të gjithë këto pajisje Huawei të hidhen në treg gjatë javëve të ardhshme.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Volvo Cars teston teknologjinë e re të karikimit pa kabuj
Tjetra Sony dhe Honda do të bashkëpunojnë për të sjellë në treg makina elektrike

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Startupet e Uplift drejt realizimit të ideve

30 Dhjetor, 2020
Tech

Në CES 2026 prezantohen produktet e para me Wi-Fi 8 të integruar

9 Janar, 2026
Tech

Kreu i SEC tregon se është pothuajse i pashmangshëm fakti se AI do të shkaktojë një krizë financiare brenda një dekade

17 Tetor, 2023
Tech

Ky gisht robotik është dizenjuar për t’ju ndihmuar të jeni më produktiv në përditshmëri

3 Qershor, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?