Apple ka ndaluar shitjen e produkteve të saja në dyqanet fizike në Rusi pas nisjes së pushtimit të Ukrainës. Kjo gjë është bërë e ditur përmes një lajmërimi nga vetë kompania. Ky është sanksioni më i ri nga Apple kundrejt Rusisë, limitimit të përdorimit të Apple Pay në këtë shtet.
Në deklaratën e saj Apple tregon se “ka ndaluar të gjitha eksportet në rrjetin e dyqaneve Apple në këtë shtet” gjatë javës së kaluar si një përgjigje ndaj dhunës së ushtruar në Ukrainë. Kompania tregon se do të vazhdojë të vlerësojë situatën dhe se po komunikon me qeveritë e vendeve të prekura.
Javën e kaluar, zëvëndës kryeministri ukrainas Mykhailo Fedorov publikoi një letër të hapur në drejtim të Apple, ku i kërkoi kompanisë që të mos furnizojë më këtë shtet me produktet, shërbimet e saja dhe App Store. “Është e sigurt që këto veprime do të motivojnë rininë dhe popullatën aktive të Rusisë për të parandaluar këtë agresion ushtarak të turpshëm”.
According @googlemaps, there is a “traffic jam” at 3:15 in the morning on the road from Belgorod, Russia to the Ukrainian border. It starts *exactly* where we saw a Russian formation of armor and IFV/APCs show up yesterday.
Someone’s on the move. pic.twitter.com/BYyc5YZsWL— Dr. Jeffrey Lewis (@ArmsControlWonk) February 24, 2022
Në deklaratën e Apple nuk përmendet asnjë masë e marrë mbi përdorimin e App Store, mirëpo kompania tregon se ka fikur shërbimin e trafikut dhe raportimet e aksidenteve në Apple Maps për Ukrainën për arsye sigurie. Dhe Google ka fikur të dhënat e trafikut në Google Maps. Para se ajo të pezullohej, studiuesit po e përdornin për të ndjekur pushtimin rus dhe arritën të merrnin disa të dhëna mbi lëvizjen e trupave ushtarake.