Raportimet e fundit tregojnë se Meta ka shpërbërë ekipin me 300 punonjës të cilët ishin të fokusuar në krijimin e një sistemi operativ hibrid për VR dhe AR headsets. Një pjesë e këtyre punonjësve tashmë do të punojnë në sektorin e syzeve AR dhe Oculus (Quest).
Në janar, kur në internet po qarkullonte lajmi se Meta kishte ndërprerë projektin “XROS”, zëvëndës presidenti i Reality Labs, Gabriel Aul publikoi një tweet ku tregonte se “ekipi po zgjerohej dita-ditës, dhe nuk po shkurtohej”.
Në një deklaratë për The Verge, Meta shkruan se po shpreson që “të përshpejtojë zhvillimin e zgjidhjeve që janë tepër të akorduara për secilën linjë produktesh, duke bashkuar më tepër inxhinierë OS në ekipet AR dhe VR”. Pa konfirmuar këtë shpërbërje të grupit, kjo deklaratë sugjeron se Meta po i jep prioritet të dy projekteve në drejtime të ndara, dhe jo në krijimin e një OS të përbashkët.
Ky ristrukturim specifik vjen si pjesë e përpjekjeve që Meta po bën për të ndryshuar imazhin e saj, si ndryshimi i emrit për t’u fokusuar më tepër drejt metaverse-it.
Aktualisht, headsets si Oculus Quest 2 përdorin një sistem operativ të bazuar në Android. Meqë ne kuptuam se ekipi i XROS po shpërbëhet, nuk do të jetë e mundur që një OS i ri të prezantohet me gjeneratën e re të VR Headsets nga Meta.