Entuziasti i aviacionit, Jerry Dyer, ka transmetuar live në kanalin e tij në YouTube Big Jet TV pamje të aeroplanëve që tentojnë të ulen në aeroportin e Londrës ndërkohë që era frynte me një shpejtësi prej 112km/h.
Komentimi mjaft gazmor dhe pamjet e aeroplanëve të cilët i afroheshin pistës por në momentin e fundit detyroheshin të ringriheshin në fluturim ka tërhequr më tepër se 200,000 shikues në të njejtën kohë. Fyer tregoi për BBC se feed-i ishte gjëja më emocionuese që mund të merrte.
Për disa orë gjatë ditës së premte, Dyer arriti të transmetonte pamjet drejtpërsëdrejti nga pjesa e sipërme e fugonit të tij dhe të komplimentonte të gjithë pilotët që arritën të uleshin në mënyrë të suksesshme në pistë.
Në rastet kur ulja e aeroplanit ishte e vështirë, ai thonte ”rrotullohu dhe një herë tjetër”. Ishte pikërisht komentimi tepër i goditur i Jerry Dyer që mbajti të lidhur pas transmetimit të tij mijëra shikues.
“The pilot of Queen of Hearts is inbound…his wife is watching”@BigJetTVLIVE giving us the best drama of the year pic.twitter.com/QABMS5hNSo
— Greg James (@gregjames) February 18, 2022
Pasionin për aeroplanët Dyer e zhvilloi në një moshë të re, ndërkohë që me transmetimin në kanalin e tij në YouTube ai nisi në vitin 2015, pasi nipi i tij i tregoi se Bruce Dickinson po fluturonte me aeroplanin e tij në Londër. Dyer arriti menjëherë në aeroport dhe transmetoi pamjet e uljes së aeroplanit live në Twitter.