Çdo e keqe e ka një të mirë; është ky koncepti aziatik Yin and Yang. Lajme të këqija po vijnë mjaft nga azia, e megjithate nuk mungojne as të mirat.
I referohemi sigurisht situatës së rëndë që ka kapluar Kinën e më gjërë, Coronavirus. Situate e cila ka izoluar qytete të tëra, ka bllokuar qarkullimin, dhe ka mbyllur mjaft fabrika përpunimi duke “fikur” jetën tërësisht për periudha të gjata e njohur tashmë me termin karantinë.
Lajmi i mirë vjen nga NASA e cila ka publikuar pamjet satelitore te Kinës, duke vënë në dukje rënien drastike të ndotjes së ajrit nga dioksidi i nitrogjenit. Në pamje duket ndotja e kësaj zone përpara periudhës së karantinës dhe pas saj dhe diferenca është kolosale.
Nga data 10 deri ne datën 20 Shkurt planeti tokë pati mundësinë të merrte frymë lirshëm, të paktën në këtë zonë. Kështu edhe Coronavirusi e dha kontributin e tij në ngadalësimin e ngrohjes globale, të vetmit që nuk po e bëjnë janë njerzit.