November 29, 2021

IKEA kishte fshehur kamera në tavanin e tualeteve “për arsye sigurie dhe mirëqenieje”

IKEA kishte fshehur kamera në tavanin e tualeteve “për arsye sigurie dhe mirëqenieje”

IKEA tashmë ka vendosur të heqë të gjitha kamerat e sigurisë në magazinën e saj në Peterborough, Angli, pasi një punonjës vuri re praninë e tyre në tavan ndërkohë që ishte në tualet. Punonjësit në këtë magazinë ishin të shqetësuar se mos ndoshta ato ishin regjistruar ndërkohë që përdornin tualetin.

Ky zbulim u bë gjatë javës së kaluar, dhe gjithçka u bë e qartë pasi dritat u fikën. Një pjesëtar i stafit vuri re një dritë të vogël të kuqe midis paneleve të tavanit. Pas investigimit, ato gjetën se ishin instaluar kamera në vende të ndryshme në tualet.

Një punonjës tha për Peterborough Telegraph: “Ato nuk ishin kamera wireless, por kishin një rrjet të tërë kabujsh.”

IKEA e ka pranuar prezencën e tyre që në 2015 dhe nuk ka treguar për shtypin se kur ato janë përdorur për herë të fundit. Mirëpo ato e kanë shpjeguar përdorimin e këtyre kamerave si një masë sigurie për të parandaluar aktivitete që mund të sjellin dëmtim serioz të punonjësve.

“Siç e dini, Peterborough Distribution Centre është një magazinë e madhe ku makinat e punës përdoren rregullisht. Në mbështetje të politikave tona të sigurisë dhe mirëqenies, ne përfshijmë dhe testimin për marrjen e lëndëve narkotike. Instalimi i kamerave është bërë në 2015 për të parandaluar aktivitete që mund të sjellin dëmtime serioze tek punonjësit” u shpreh një zëdhënës i IKEA.

Sunday, 03 October 2021 09:15

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

Geek Room © 2019