Arabia Saudite po planifikon të ndërtojë një qiellgërvishtës 2 km të lartë në Riyadh, e cila do të shndërrohet në ndërtesën më të lartë në botë, sipas raportimeve nga MEED. Ky qiellgërvishtës do të jetë më tepër se 2 herë më i lartë se Burj Khalifa (aktualisht ndërtesa më e lartë në botë, 828 metra e lartë).
Kontraktorët që vlerësojnë ndërtesa të tilla në këtë regjion tregojnë se në varësi të dizajnit final, një strukturë e tillë 2km e lartë do të kushtojë rreth $5 miliardë për t’u ndërtuar.
Kosto e ndërtimit të Burj Khalifa në Dubai u justifikua pasi rriti vlerën e tokave përreth saj. Emaar Properties, krijuesi i Burj Khalifa përdori këtë strategji sërisht kur lançoi The Tower në Creek Harbour në prill të 2016. Megjiahtë, ajo kullë që mendohej se do të ishte 928 metra e lartë, është ende në proçesin e hapjes së themeleve.
Deri më tani 8 firma të ndryshme janë kërkuar që të dorëzojnë një projekt final për këtë ndërtesë.
Arabia Saudite gjendet tashmë në një pikë ku po investon në projekte shumë madhore ndërtimi. Një prej tyre është dhe King Salman Internation Airport, i cili pritet t’i bashkohet aeroportëve më të mëdhenj në botë, me një hapësirë prej 57 km2.