Edhe pse është tentativa e parë e Apple në botën e proçesorëve, M1 shkundi njëherë e mirë monopolin që Intel dhe AMD mbanin deri tani, duke sjellë performancë fantastike dhe ulur konsumin e energjisë.
AMD është e para që kundërsulmon. Asgjë zyrtare ende por sipas leakerit Mauri QHD, AMD po punon për dy alternativa konkuruese të M1 të cilat janë pothuajse gati. Njëra ka RAM të integruar e tjetra jo. Komentues në deklarimin e leakerit thonë se të dy proçesorët do të bazohen në ARM.
Raportohet se AMD e ka gati në katalogun e vetë një çip bazuar në ARM 64-bit v8. Nën emrin K12 ai nuk doli kurrë në tregun komercial e të gjithë komentuesit bien dakort se kundër përgjigja mund të derivojë nga K12.
Një tjetër rrjedhje informacioni hedh hije dyshimi se kjo copë e re teknologjie mund të prezantohet gjatë CES 2021.