Jo vetëm 5G por periudhë e re edhe për shpejtësinë me të cilat transferojmë të dhënat mes aparateve. Kalimi i materialeve nga një hapësirë në një tjetër është gjithnjë më i shpejtë me anë të kabullit. E sa herë që blejmë një laptop apo pajisje të re presim që shejtësia të jetë marramendëse. Por jo, infrastruktura në fakt është e limituar, pikërisht ky limit do të arrijë deri në 40GB në sekondë me anë të USB4.
Në krahasim me protokollin e vjetër, USB 3.2 e dalë në 2017 arrin maksimumi deri në 20Gbps. Edhe pse tek laptopi i ri i para dy vjetëve ke parë të inkorporohet USB-C nuk do të thotë se ke detyrimisht shpejtësinë më të lartë të transferimit.
E pra ka disa laptopë që janë prodhuar në fund të 2020, të cilët vijnë me USB4 (shkruhet bashkë tashmë), e pritet që gjatë 2021 të fillojë të përhapet masivisht teksa teknologjia bëhet më e aksesueshme. Intel ka lejuar që të mos e ketë vetëm për proçesorët e vetë nëpërmjet Thunderbolt, edhe krijues të tjerë munden tashmë ta kenë pa i paguar asgjë kompanisë.
Por kujdes, nëse tek përshkrimi i kompiuterit tënd të ri sheh USB4, nuk dotë thotë se detyrimisht do të kesh shpejtësinë maksimale prej 40Gbps, disa versione më të lira do të vijnë me 20Gbps, por kjo do të specifikohet me anë të logos. Krahas USB4 do të ketë edhe një numër 40 ose 20 i cili indikon shpejtësinë përkatëse.