Në mbarë botën ka patur shumë fëmijë të cilët kanë nisur ditën e parë të universitetit në një qytet apo shtet të ri. Ky tranzicion mund të nxisë një mori ndjenjash: dhimbjen e ndarjes, trishtimin për një dinamikë familjare të ndryshuar përgjithmonë, pasigurinë e asaj që pret përpara – por edhe krenarinë për të parë fëmijën duke ecur drejt pavarësisë.
Disa mund ta përshkruajnë lamtumirën si të hidhur, ose të thonë se po ndjejnë emocione të përziera. Në atë skenar, si do ta mendonit nëse do t’ju kërkohej të vlerësonit se si ndiheshit në një shkallë nga 1-9, ku 1 është më negative dhe 9 më pozitive? Kjo është ajo që studiuesit e psikologjisë përdorin shpesh për të anketuar ndjenjat në studimet shkencore, duke i trajtuar emocionet si pozitive ose negative, por kurrë të dyja njëkohësisht.
Për këtë arsye studiuesit kërkuan të kuptonin nëse emocionet e përziera kishin një shprehje të veçantë pas ekzaminimit nën fMRI. Ata i shfaqën pacientëve një film të animuar me përfundim të hidhur të një vajze që me mbështetjen e plotë të babait kishte ëndërr të bëhej astronaute, por për fat të keq babai ndërron jetë. Pas skanimit të aktivitetit të trurit të pacientëve, atyre iu kërkua të përcaktonin pjesët e filmit ku ndien emocione pozitive, negative dhe të përziera.
Në përfundim të studimit u arrit në përfundimin se emocionet mikse shfaqnin aktivitet unik dhe konsistent në regjionet kortikale të trurit, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në procesimin e konflikteve dhe pasigurisë, si dhe mendimin kompleks.
Gjithashtu u zbulua se fëmijët nuk raportojnë emocione të përziera deri kur arrijnë një moshë më të madhe.