Ka vetëm një zgjidhje për notch-in e shëmtuar, kamera nën ekran. Me tu gjetur mundësia, ajo praktikë do të ndryshojë radikalisht jo vetëm smartphonët por edhe më gjerë. Teknologjia në formën e prototipit është prezantuar prej ndonjë viti tashmë në koncepte nga Xiaomi, Oppo etj. Por ende nuk kemi parë një produkt për konsumatorin, u përfol gjatë për Galaxy Note 20 si smartphoni i parë potencial, por siç edhe e pamë nuk rezultoi.
Alternativa e parë e një kamera nën ekran e prodhuar në masë do të vijë jo nga kokat e mëdha por nga një kompani modeste, me reputacion për smartphona të lirë por të besueshëm, ZTE.
Axon 20 5G do të ketë një ekran OLED 6.29-inch por jo një notch, vrimë apo sensorë të dukshëm. ZTE thotë se të gjitha kompanitë janë duke punuar për këtë zgjidhje por ata do të jenë të parët që do ia ofrojnë publikut. Ndoshta nxitimi mund të sjellë paqëndrueshmëri, por tek e fundit është teknologji pionere, është krejt e pritshme që edhe të zhgënjejë, gjeneratat e para janë gjithmonë problematike, por më mirë të të dështojë një smartphone me çmimet e ZTE sesa një flagship mbi 1000€.
Burime jo zyrtare flasin për një kamera frontale prej 32MP. Prapa 64/8MP, 12GB RAM, dhe 4120mAh bateri. Si dhe do të vijë fare shpejt, në 1 shtator 2020.
Gati për të parë si do të jetë e ardhmja.