Fanatikë të raportit çmim cilësi gëzohuni sepse një tjetër Pocophone është rrugës.
Për momentin kemi vetëm disa foto të postuara nga menaxheri i Product Marketing i kompanisë. Njëra është një foto e shkrepur me sensorin e tij 64MP, rezultati duket goxha i kënaqshëm megjithse është e nën-shkallëzuar pasi smartphoni mund të bëje edhe foto 16MP me anë të pixel bining.
Si dhe një tjetër e cila ka në fokus smartphonin vetë teksa shkrep atë foto.Nga foto e dytë shihet edhe ndërfaqja e aplikacionit të kamerës i cili është i ngjashëm por jo plotësisht me F2 Pro. Përveç sensorit kryesor do të jenë edhe dy lente të tjera nga 2 MP.
Informacion tjetër i ndarë me botën ka të bëjë me baterinë, në tabelën ku X3 krahasohet me Samsung Galaxy A71 vihet re se ky Poco karikohet më shpejtë në vetëm 65 minuta nga 0 në 100%.
A do të vijë me një karikues 33W, siç është përfolur? Nuk dihet. Dhe nuk bëhet i ditur as kapaciteti i baterisë megjithatë nga grafiku mësojmë se nga 50% bateri plotësohet për pak më shumë se 20 minuta.
Presim në javët në vijim për informacione të tjera si dhe sa të vërteta do të jenë ato të përmendura më lartë.