Microsoft ka vendosur të lançojë një koleksion të ri veshjesh, ku përfshihet dhe një t-shirt Windows XP. I printuar në pjesën e pasme të një bluzeje në ngjyrë mustarde do të jetë sfondi klasik me qiellin blu dhe fushën e blertë. Ju do të mund ta blini këtë t-shirt për $60.
Ky koleksion me vetëm 9 sete me t-shirt, kapele, xhaketa dhe pantallona është krijuar në bashkëpunim midis themeluesit të Supervsn, Gavin Mathieu dhe Microsoft. Kjo është hera e parë që Microsoft ka një koleksion të saj veshjesh.
“Ky koleksion reflekton stilin Normcore, një stil jetese estetik që vendos fokusin në individët dhe jo në veshjet e tyre.” shpjegoi Amanda O’Neal, drejtuese e komunikimeve multikulturale dhe shoqërore në Microsoft. “Çdo pjesë e këtij koleksioni është e mirëmenduar, dhe pas tyre ka një kuptim në Hardwear.”
Në koleksion do të gjeni dhe një t-shirt tjetër MS Paint, i cili përdor të njejtën paletë ngjyrash të aplikacionit, së bashku me një kapele “Hardwear” me ngjyrat e logos së Microsoft në 1990. Megjithatë Microsoft ka shitur veshje të branduara për Xbox prej vitesh, pra nuk është tërësisht pa eksperiencë në këtë fushë.